Original news    English    Italian    Albanian   

Biznes Plan - Si te shkruash nje Biznes Plan
Autor Roni - ven 18 mar 2011 16:04

Nje Biznes Plan i sukseshem eshte ai qe do ju ndihmoje te menaxhoni sa me mire Biznesin tuaj çdo dite. do ju ndihmoje tja paraqitni investitoreve te ndryshem, ose partnereve te mundshem, dhe njerzve te tjere qe mund ti interesoje biznesi juaj, per ti bindur ata per suksesin e ides tuaj. Nje biznes plan i mire nuk mbaron kurre, ai kompletohet nje here, por duhet agjornuar ose modifikuar gjithnje, madje edhe per vite te tera.

Ketu do mundohemi tju tregojme se pse eshte kaq e rendesishem te shkruani nje Biznes Plan per biznesin tuaj.

Shembull: Ja nje formular i gatshem per nje plan biznesi per nje ndermarrje
http://www.njoftime.meemira.com/files-archive/Si_te_hartoni_1plan_biznesi.pdf


Pse te shkruash nje Biznes Plan?

Per te gjithe ata qe po fillojne nje biznes te ri, eshte shume e rendesishme te keni nje biznes plan, pasi do jete guida juaj per te paraqitur produktet e biznesit tuaj,per te bere nje strategji sa me te detajuar, si dhe per te bere nje marketing per biznesin .Eshte e rendesishme sepse nese do te paraqitni nje kerkese per investime tek ndojne investitor ,Joint Venture etj, do duhet te jeni sa me i sakte dhe bindes, me nje Plan sa me te detajuar rreth biznesit tuaj ,kjo do ishte nje bilet vizite shume positive.



Cfare duhet te permbaje nje Biznes Plan?

Duke pasur parasyshe qe nje plan biznesi eshte nje dokument shume i nderlikuar, ju duhet te dini te pakten disa nga pikat kryesore qe nuk duhet te mungojne ne planin tuaj, duke filluar nga :

1. Pershkrimi i biznest qe keni ndermend te ndertoni dhe pikat e permbajtjes se planit.

2. Prezantimin e sipermarresit (tuajin ne kete rast, dhe eskperiencat e meparshme nese keni te tilla.)

3. Pershkruani tregun ne te cilin do te konkuroni, cilat jane pika e forta dhe te dobeta te ides tuaj, nje plan marketingu dhe nje studim te mundesive per tu infiltruar ne treg.

4. Sa mundesi ka ideja juaj qe te realizohet ne aspektin teknik dhe ekonomik? Duhet te dini nga llogaritjet e hollesishme se sa materiale duhet dhe fonde ekonomike do ju nevojiten per te vene ne zbatim planin tuaj.

5. Nje nder pikat me te rendesishme eshte qe te beni nje llogaritje te mundesive te fitimit. Sa fitime te mundeshme do nxirrni nga biznesi ne fjale dhe te beni nje vlersim te rreziqeve qe mund te haseni gjate fillimit te punes dhe metej. Pra duhet te dini sa eshte KNI ,(Kthimi Nga Investimi).

6. Duhet te shkruani edhe sa investitore jane te perfshire ne kete plan biznesi. Te paraqitni edhe nje plan fillestar per te filluar zbatimin e planit menjehere.

7. Jo me pak te rendesishem jane : Shpjegimi per impaktin mbi natyren, veshtersite qe mund te hasin nga kundershtimet e ndryshme, vendi se ku mendohet te zhvillohet, etj.

Keta duhen te jene disa nga pikat kryesore te Biznes Planit tuaj, per te patur sa me shume mundesi qe ai te aprovohet dhe te terhiqni sa me shume investitor te ndryshem. Sigurisht Biznes Plani eshte nje dokument qe mbase nuk do ju hyje ne pune dhe aq shume gjate jetes se biznesit tuaj, por eshte themelor per nje prezantim per te kerkuar financime tek bankat e investimit ose tek investitoret privat.

Ka shume kontradikta persa i perket Biznes Plan. Disa nga sipermarresit mendojne qe eshte vetem nje leje kalimi per investitoret dhe jo per vendosjen ne funksionim te idese tuaj. Disa te tjere mendojne qe eshte piknisja e nje biznesi te ri, pa te cilin nuk do dinit se ku ndodheni gjate fillimi te punes. Por sigurisht mbetet per tu thene qe nje plan biznesi te pakten me pikat kryesore do ishte me shume vantazhe per te gjithe ata qe mendojne te hapin nje biznes te ri. Do ishte si nje liber qe do shpjegonte te gjitha hapat qe duhen marre gjate fillimit te punes dhe me tej.

Cfare nevojitet per te filluar?
Pika e pare qe duhet te merrni ne konsideracion eshte qe te kontrolloni dhe te vlersoni se sa treg ka ky biznes ne zonen tuaj ku banoni dhe te merrni parasyshe qe do mund tju duhet te kerkoni klient edhe me larg nga ku banoni, prandaj duhet te jeni te pergatitur per spostime te shpeshta, te jeni sa me te disponueshem dhe kerkues.
Ky biznes mund te fillohet edhe duke punuar nga shtepia juaj, por eshte mire qe kjo te ndodhe vetem ne fillim pasi per faktin qe ju duhet te ndertoni nje imazh profesional mbase do ju duhet te hapni nje studio tuajen.
Ne fillim do ju nevojiten :
-Nje kompiuter fiks, dhe nje lap top me te cilin mund te spostoheni dhe te punoni ose kur ju duhet te shkoni te takoni klientet tuaj dhe duhet ti tregoni punen te merrni shenime etj.
-Internet dhe nje sit i vogel (qe mund ta ndertoni edhe vet ne fillim, ose ti kerkoni nje shoku duke shpenzuar sa me pak te jete e mundur, pasi siti do ju duhet qe klient te mundshem tju gjejne edhe online)
-Nje telefon nga ku mund te kontaktoni dhe mund tju kontaktojne klientet.
-Nje fax ne rast se e shikoni te domosdoshem
-Nje printer do ju duhet patjeter.
-Sa me shume informacione per Biznes Plan, si ti paraqitni, si ti shkruani ata me mire, libra, etj.
Prandaj duhet te filloni sa me i kompletuar.
Keta jane disa nga gjerat kryesore qe do ju nevojiten per te filluar punen tuaj si 'shkrues i Biznes Plan' .Duhet te jeni sa me te informuar, te shikoni si ecen andamenti i bizneseve, cfare kerkojne njerzit, cilat jane vantazhet e konkorrenteve,nese ka te tille, si te zini vend ne nje treg te tille, etj.
Eshte e rendesishme te dini qe nje Biznes Plan eshte nje hap shume i rendesishem per cdo biznesmen qe do filloj aktivitetin e tij dhe qe do te paraqes nje kerkese per financim, prandaj duhet te jini sa me koshient qe duhet bere nje pune mjaft e komplikuar nje pune e mire dhe e plot, kjo perkthehet edhe ne klient te ardhem dhe nje aktivitet te sukseshem per ju ne te ardhmen.
Nese vendosni qe te bashkpunoni me dike tjeter per te zhvilluar kete aktivitet do jete ne vantazhin tuaj dhe puna do ishte me e shpejte dhe e lehte, duke bere te mundur te ndahni punen dhe te mbraroni me shpejt. Kjo sigurisht kerkon edhe me shume sforco dhe fitim me i vogel ne fillim te aktivitetit.

Si ta promovoni biznesin tuaj?
Pasi te jeni te bindur qe eshte ajo qe doni te beni dhe te keni organizuar mire punen, duhet te filloni te mendoni si te gjeni klientet e pare.
Kjo perkthehet ne nje fushate marketingu mjaft te forte, ne menyrat nga me te ndryshmet. Mund te filloni duke perhapur fjalen nepermjet shokeve tuaj, te perdorni nje nder burimet me te forta sot ne gjithe boten dhe me pak te kushtueshme: internetin. Duhet te keni nje sitin tuaj ku shpjegohen te gjitha mbi biznesin tuaj, kontaktet, etj. Mund te filloni edhe duke vene nje poblicitet te vogel ne nje nder gazetat ose rrevistat e specializuara qe flasin per boten e sipermarresve,,etj. Keshtu do keni nje shikueshmeri te larte nga ata qe jane te interesuar me te vertet. Mund te stamponi volantin dhe ti shperndani, ku shpjegoni punen tuaj bashke me kontaktet. Sigurisht shpenzimet ne fillim duhen te jene te limituara prandaj duhet te zgjillni rrugen me te mire dhe me pak te kushtueshme.
Ne total ku biznes nuk duhet ti kaloje 1000$ shpenzime, prandaj duke bashkpunuar me nje grup personash shpenzimet do ishin akoma me te vogla dhe mundesit me te shumta.
Aftesit qe duhen per te filluar kete biznes:
-Te jeni nje person shume i organizuar.
-Te dini te shkruani qarte dhe te jeni i afte te komunikoni mire.
-Te jeni sa me i prirur per te qene sipermarres.
-Te dini sa me shume per boten e biznesit dhe te dini sa me shume per ligjet qe jane ne fuqi persa i perket bizneseve ne pergjithesi.
-Te jeni gjithnje i informuar dhe te jeni gati ti pergjigjeni dhe te zgjidhni cdo problem.
Sipermarrja e te shkruajturit Biznes Plan ne vendet e zhvilluara ne gjithe boten ka vite te tera qe eksiston. Ne kete sektor sot jane me qindra e mijera konsulent dhe krijues te Biznes Plan-eve!
Eshte me se normale pasi jo te gjithe qe kane nje ide te mire per te filluar nje biznes mund te ndertojne vet Planin si ta fillojne kete biznes prandaj i drejtohen studjove te konsulenteve per te marre keshilla ose per ti kerkuar ta bejne ata te gjithe planin. Qmimi per nje pune te tille duhet te vendose sipas ezigencave klienteve duke pare kohen qe ju harxhoni per te formuluar nje Plan per biznesin e tyre. Sigurisht nese ka konkurrence duhet te informoheni edhe mbi ate qe ata kerkojne per nje Plan.
Kjo ide biznesi eshte mjaft e mire dhe me shume potencial rritjet ne Shqiperi. Duhet te dini qe Binzes Plan eshte pashaporta e cdo biznesi te ri.




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 45499, stampe 58 ©
Precedente
Zyra e BE, takim me biznesin