Original news    English    Italian    Albanian   

Ne bregdetin e Durresit zbulohen rreth 4.2 miliarde meter/kub gaz
Autor Roni - dom 20 mar 2011 12:32

Me leje te qeverise, dy kompani te huaja nisin ngritjen e impiantit

U deshen 18 vjet studime, miratim projektesh, dhenie licencash, terheqje nga plani, ndryshim kompanish dhe me ne fund, “thesari” 30 km larg bregdetit te Durresit (pjesa jugore) do te nise shume shpejt te dale ne drite.

Dy kompanite: “Island International Exploration” dhe “Beach Energy Limited”, pasi moren lejen perfundimtare nga qeveria, ne janar te ketij viti kane bere gati planin e nderhyrjes ne det, ne zonen qe quhet “Blloku Durresi”. Kontrata parashikon kerkim dhe shpim nafte dhe gazi ne zonat “offshore”, si ajo e Durresit, ku me perpara kishte qene shoqeria e njohur austriake ‘OMV’.

Sipas njoftimit te bere publik nga vet kompanite, ne ‘Bllokun e Durresit’ jane zbuluar sasi te konsiderueshme gazi te lengshem prej rreth 4.2 miliarde meter kub dhe gati 37 milione fuēi

kondensate (lloj nafte e gazuar). Sasia e gazit te zbuluar kap nje vlere tregu prej rreth 600 milione dollaresh.

Per te vene ne zbatim projektin, kompania kryesore e marreveshjes, “San Leon Energy” ka lidhur kontrate me nje tjeter shoqeri, “Petroleum Geo-Servicese”, qe per rreth 50 milione euro plan investimi te kryhen te gjitha sherbimet e mundshme (perfshi edhe sizmiket), deri ne ngritjen e platformes.

“Island International” u ble ne vitin 2010 nga shoqeria “San Leon Energy”, duke i dhene nje shtyse perpara ketij investimi.

Sipas Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, institucion qe mbulon te gjitha kontratat e naftes, gazit dhe minierave, marreveshja hidrokarbure per ‘Bllokun e Durresit’ me kompanite “Island International Exploration” dhe “Beach Petroleum”, ka hyre ne fuqi ne gusht te vitit 2004. Nje tjeter marreveshje, per ‘Bllokun Joni 5’ eshte lidhur me kompanine “Capricorn Albania”, e cila ka hyre ne fuqi ne shtator te vitit 2007.




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 36635, stampe 44 ©
Precedente
Shitja E Shtėpive Dhe Dyqaneve, Tabela Me ēmimet E Reja Pėr 2009