Original news    English    Italian    Albanian   

Turizmi Made in Albania - Opinion rreth pushimeve verore 2011
Autor Roni - ven 19 ago 2011 13:24

Kete vere vendosa te pushoj ne atdhe, te mos lakmoj brigjet e Italise, Greqise, Turqise, Malit te Zi apo ndonje vendi tjeter, por te eksploroj Shqiperine time, brigjet e Jugut e Alpet e Veriut.

Keshtu mendova qe ne vend te komoditetit te resorteve turke apo ekzotizmit te ndonje plazhi tjeter mesdhetar, te shijoj detin e kripur jonian e natyren me mal rreze Laberise. Kursimet e mia te nje viti me vetedije vendosa ti shpenzoj ne monedhen vendase kaq te lodhur nga fenomenet ekonomike te viteve ne krize. Te pushoj dhe konsumoj shqip, madje me nxitje qytetare e jo politike, i emertova pushimet e mia me moton une e dua Shqiperine. U nisa per Jug dhe ne mendje kisha bregun e kalter, malet e egra dhe ēdo produkt te zones se pasur ku natyra ka dhuruar begati deti e mali, ku blegtoria eshte tradite e ku agrumet e vreshtarise jane te bekuara nga Perendia.


Por fjala turizem ne pjesen joniane te vendit tretet shume shpejt. Infrastruktura e hoteleve te vogla pa kushte dhe komoditet, shoqeruar me shume defekte qe te kujtojne organizimin e plazheve dhe kampeve te kohes para 90-s, te ben te mendosh se me shume se pushimeve dhe turizmit po i nenshtrohesh nje sfilitjeje verore. Vargu i Nolit, prane sofres i pangrene, ketu eshte himn. Nese interesohesh per nje restorant peshku, megjithese buze detit Jon, e gjen me veshtiresi. Biznesmenet vendas te rrefejne se peshku nuk eshte i detit, por i rritur me koncentrate ne rezervuare. Peshku i bregut shqiptar shitet ne Greqi, e bashke me peshkun Bregut i ikin dhe ata turistet qe kane leke per te harxhuar, e i mbeten pushuesit modeste qe paguajne me pak se dhjete euro per shtrat dhe qe konsumojne produkte te lira importi.

Kush pret turizem dhe mikpritje shqiptare (kundrejt pageses) zhgenjehet pa kapercyer Llogorane. Teksa qendron nje nate per te shijuar tryezen e zones dhe per fjetur ne freskine e malit, nuk ndjehesh rehat. Ēdo popull ka ne themel te tradites se kuzhines te pakten nje gatese qe perkon me miksimin e dritherave me bulmetin. Keshtu, arabet kane kuskus, italianet polenten, anglosaksonet kane vaferat e skuqur ne hekur e ne shqiptaret kemi ne Jug arapash e ne Veri ēervish. Kete pjate tradicionale primitive, arapash Laberie, une isha gati ta shijoja me ēdo lloj ēmimi.
Per fat te keq, arapashi laberor ishte shnderruar ne nje pjate pa arome, e gatuar me mendjelehtesi me miell misri importi (ndoshta omgj) e me dhalle te shtuar me uje si produkt fabrike kundrejt asaj llalles se shijshme te dybekut te tradites se blegtorise shqiptare. Edhe tentativa per te ngrene nje mengjes fshati apo nje mengjes laberor deshton gjate gjithe diteve te pushimeve. Fshati i Jugut dikur kishte mjaltin, llallen, trahanane, rehanine e thanes, shurupin e kumbulles, gjalpin pa kripe, pije me trendafil e gliko te ēdo frute. Ketu, pa harruar vezet, zogjte, gjizen e kulluar, pete te thara e te tjera gatime bio. Edhe ne kohet e varfra te kooperativave socialiste ne Laberi ēdo dite tundej nje liter kos ne dybek e ēdo shtepi e kishte nje kavanoz gjalpe a nje zahire dimri per te shtruar nje vakt te shijshem per miqte.


Shqiperia turistike, apo Shqiperia mikpritese (kundrejt pageses) sot te ofron mohito apo sex on the beach si pije alkoolike koktej, te tunduara ne lokalet e biznesit vendas nga individe qe nuk dine as origjinen e kesaj pijeje. Me pavetedije e pa identitet, te zotet e shtepise i pergatisin keto pije me kenaqesi per disa pseudoturiste qe paguajne vetem dy apo tre euro, ndersa shume pushues te tjere do te vinin apo rivinin nga gjithe bota per te provuar ate qe eshte origjinale e zones, e mund te paguanin po aq per nje gote llalle nga stanet e Kuēit, Ferres apo Sopotit, e ndoshta shumefishin per nje gatim te vendit.

Po ke vendosur te gatuash vete ne Borsh, Himare, Dhermi apo Ksamil, do ta besh nje mekat. Buze detit Jon do te gatuash me kripe te detit Egje, pasi ne markete vetem kripe greke shitet. Po je patriot, merr nje shishe e mbush uje te kripur deti per te ngrene gjelle me kripen tende, e jo kripen e Egjeut.
Buze detit pa ushqim deti, rreze Laberise duke ofenduar traditen e staneve nepermjet konsumit te bulmetit qe vjen nga importi apo Tirana, i kripur nga deti Jon e i ushqyer me kripe Egjeu, diēka mund ta thuash me bindje per kete lloj turizmi. Bregu me kete mentalitet do te mbetet nje plazh pak me i mire se ai i kabinave standarde te komunizmit. Biznesi vendas do vjele aq pak te ardhura, sa per te shtyre pak muaj te vitit, ndersa turistet me me shume leke ne xhep do te shkojne te shijojne ushqim bio dhe rehati e origjinalitet ne Greqi apo Itali, ndoshta edhe ne Mal te Zi.


E fundit, por shume e hidhur, eshte edhe pergjumja e vajzave dhe grave te zones. Ne gjithe shtreterit e paguar me euro apo monedhe vendase ne Jug do te gjesh ēarēafe e perde me basma kineze te tregut. Ēarēafi i bardhe pelhure, kambrik apo puplin me i ngrohte ne dimer e me i fresket ne vere, me pak azhur e nje gisht dantelle mbetet vetem ne kujtesen e ndonje vizitori te hershem te kesaj zone me tradite. Ne brigjet italiane perballe apo ne ato greke karshi, keto lloj traditash kulmojne. Madje, ne qendistarite greke jane plot vajza shqiptare qe qendisin ne Greqi e blene basma kineze ne Shqiperi.
Te gjithe kerkojne nga shteti. Normal, enti shteteror i turizmit do te duhej te bente shume per te edukuar biznesin turistik apo per te stimuluar origjinalitetin e vendeve. Ministria e Bujqesise mund te ndermerrte me kohe nje fushate apo te hartonte nje strategji per produktin Made in Albania. Per peshkimin dhe navigacionin si elemente te rendesishme qe lidhen me turizmin, shteti deri tani vetem ka bllokuar me politikat e tij stil moratoriumesh.

Ministria e Transportit duhet te vijoje te investoje ne infrastrukturen rrugore te zones edhe ne kontekstin rural. Por ajo qe duhet bere per te shpenzuar ne vend e per te shijuar natyren dhe mikpritjen shqiptare, eshte pak largpamesi, nje kthim koke prapa per tu kujtuar si prisnin miq te paret tane, ēfare eshte e jona dhe nuk duhet ta konkurrojme me te huajt. Jugu shqiptar ka kaq shume mikpritje dhe kaq shume salltanete, sa ēdo pushues shqiptar e i huaj do te ndjehej i mikluar e do te paguante po aq sa ne resorte te huaja per pak fare nga ajo embelsia e mikpritjes dhe begatise vendase. Duhet pak kujtese dhe shume vullnet i mire. Pastertia, infrastruktura, komoditeti, financimi dhe promocioni jane kritere te rendesishme per zhvillim turistik. Origjinaliteti eshte nje element i rendesishem i turizmit bashkekohor.

Gastronomia shqiptare duhet konsoliduar si element i rendesishem i turizmit fitimprures. Shqiperia turistike duhet te filloje tek ambienti mikprites e jo te zyra e shtetit. Turisti shqiptar, gjerman, italian, serb apo nga e gjithe bota nuk vjen per te shpenzuar para nese ti nuk i ofron ate qe duhet. Biznesi vendas duhet te kete pak me shume ambicie dhe Bregu duhet te modeloje nje lloj turizmi origjinal, per te mbajtur ne vend ate turist qe ka mundesi te shpenzoje edhe jashte Shqiperise kundrejt atij turizmi me pak konsum e pak para qe gjendet tani.

Nga ARANITA BRAHAJ




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 26406, stampe 54 ©
Precedente
Gjithēka qė duhet tė dini pėr depozitat fikse