Original news    English    Italian    Albanian   

Banka Europiane ka miratuar nje fond prej 270 milione euro per Shqiperine
Autor Roni - dom 22 mag 2011 13:13

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ka miratuar nje fond prej 270 milione euro ne mbeshtetje te projekteve energjetike dhe bizneseve te vogla e te mesme ne rajon. Dhoma Italiane e Tregtise ne Tirane, ne nje konference me sipermarres te huaj dhe shqiptare, te merkuren diskutoi rreth perfitimeve qe ofrojne keta sektore ne vendin tone dhe mundesive te financimit nga ana e BERZH-it.



Ambasadori italian, Saba D'Elia, tha se biznesi italian luan nje rol te rendesishem per ekonomine e Shqiperise dhe keto sipermarrje duhen inkurajuar me shume. "Shqiperia ofron mundesi te shumta per biznesin italian, i cili duhet inkurajuar per nje zhvillim te metejshem", tha D. Elia.

Italia eshte vendi me te cilin Shqiperia ka volumin me te madh te shkembimeve tregtare, i cili arrin ne 34 per qind te totalit.

Ne 2010 Shqiperia ka importuar nga Italia mallra me nje vlere prej 969 milione euro, duke zene 27 per qind te importeve totale. Gjithashtu Italia ze vendin me te madh edhe te eksporteve shqiptare, me rreth 64 per qind, ne nje vlere prej 579 milione euro. Perveē shkembimeve tregtare, edhe fluksi i investimeve italiane ka zene nje rol te rendesishem ne sektore strategjike.

Drejtori i zyres se BERZH-it ne Tirane, Fabio Serri, tha se banka qe ai perfaqeson kerkon te shtoje investimet ne Shqiperi dhe sidomos ne mbeshtetje te sektorit energjetik.

"Ne kemi dy projekte zhvillimi, nje per mbeshtetje te bizneseve te vogla dhe te mesme dhe projekti tjeter per energjine e rinovueshme. BERZH dhe Italia kane investuar shume ne Shqiperi dhe ne rajon. Deri tani jane dhene 160 milione euro per zhvillimin e SME-ve dhe ne deshirojme qe te shtojme investimet tona ne kete vend, per shkak te resurseve te shumta qe ofrohen. Ne jemi te interesuar per sektorin energjetik, pasi kemi verejtur se edhe investitoret e huaj e shohin me shume interes. Banka ka nje linje kreditimi per sektorin, dhe deri tani kemi mbeshtetur kater projekte me nje vlere prej 20 milione euro. Ne synojme qe brenda vitit te investojme dhe 80 milione euro te tjera ne kete sektor ne Shqiperi", tha Fabio Serri.

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ka realizuar ne Shqiperi 52 projekte me nje vlere prej rreth 2 miliarde euro.

ATSH




Edit
Condividi: facebook twitter linkedin myspace technorati yahoo google reddit wikio okno del.icio.us Digg Segnalo
ArchivioArchivio CercaCerca InviaInvia StampaStampa PDFPDF RSSRSS Letture 18289, stampe 30 ©
Precedente
Rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi 2011 PS shtrin fitoren